Baliqi ia pranon kërkimfaljen Kurtit për ndërprerjen e fjalës

Baliqi ia pranon kërkimfaljen Kurtit për ndërprerjen e fjalës

Profesori universitar, Bekim Baliqi, ia ka pranuar kërkimfaljen kryeministrit të vendit, Albin Kurti, i cili sot ia ndërpreu fjalën gjatë promovimit të librit “Nacionalizmi”, të Enis Sulstarovës.

Baliqi shtoi se prania e kryeministrit Kurti gjatë këtij prezantimi tha se i nderoi.

“Ishte kënaqësi e veçantë të bëj recezension librit të Prof. Enis Sultarova nga Universiteti i Tiranës, njëkohësisht e pranoj kërkimfaljen e Kryeministrit Kurtit për ndërprerjen e fjalimit, i cili në fakt na nderoj shumë me praninë e tij”, ka shkruar Baliqi.

Kujtojmë se gjatë ditës, ishte kryeministri i vendit, Albin Kurti, i cili publikisht i kërkoi falje Baliqit për ndërprejen e fjalës.

Por, siç tha Kurti edhe vetë ai ishte brenda temës së promovimit të librit, për autorin e të cilit tha se “nuk e di se a kam më shumë mik apo profesor, por sigurisht që të dyja këto”.

Related Articles