Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka marrë pjesë në Samitin e Ballkanit Perëndimor 2022, i cili po mbahet në Prishtinë nën organizimin e Economist Impact.
Në një komunikatë për media thuhet se përmes një fjalimi u prononcua para pjesëmarrësve lidhur me temën rreth krizës ushqimore globale.
Adresimi i Ministrit Peci me këtë rast u fokusua rreth hapave që ka ndërmarrë Qeveria në aspektin e sigurisë ushqimore, politikat zhvillimore, dokumentet strategjike të aprovuara, legjislacionit të avancuar, e deri tek ngritja e kapaciteteve në digjitalizim.
“Diskutime të tilla me akterë të sektorit të bujqësisë dhe zhvillimit rural, janë përherë të mirë se ardhura për ne si udhëheqës të institucioneve dhe bartës të politikave zhvillimore”, u shpreh Peci.