Reagon dekani i Juridikut ndaj Enver Hasanit

Reagon dekani i Juridikut ndaj Enver Hasanit

Avni Puka, dekan i Fakultetit Juridik, ka reaguar me një status në “Facebook” ndaj komenteve të Enver Hasanit, profesor në të njëjtin fakultet, pas akuzave publike rreth plagjiaturës në këtë katedër.

Puka, që e udhëheq Fakultetin Juridik të UP-së, ka thënë se i demanton këto deklarata, të cilat i ka cilësuar si shpifje, thashetheme e fyerje.

Puka ka paralajmëruar edhe adresimin e këyre deklaratave të Hasanit tek autoritetet kompetente.

Çdo pretendim do të mund dhe do të duhej të adresohej në rrugën institucionale nëpërmjet mekanizmave të paraparë, por pa i cenuar vlerat dhe imazhin e Universitetit, Fakultetit Juridik dhe pa i denigruar dhe fyer kolegët pa asnjë argument të vetëm. Për akuzat ndaj integritetit tim akademik dhe shkencor, nuk kam asnjë problem, sepse doktoratura ime është produkt i punës time dhe përkushtimit disa vjeçar (e verifikuar nga komisione, mekanizma e profesorë me kredenciale akademike). Por megjithatë, për shkak të akuzave publike, këtë çështje do ta adresoj tek autoritetet kompetente, për të provuar një gjë të tillë.”, tha shkroi ai.

Hasani, që është ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese (siç ka qejf që t’i referohet vetes), e cilësoi në “Pressing” të T7 doktoraturën e profesoreshës Luljeta Plakolli si “plagjiat brutal”.

Postimi i plotë:

Related Articles