Qeveria e Kosovës ka miratuar sot në mbledhjen e 102-të, Strategjinë Kombëtare të Planit të Veprimit për Meaxhimin dhe Kontrollin e Qenve me dhe pa Pronar në Kosovë për periudhën 2022-2028.
Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka thënë se MAPL me rekomandim të kryeministrit Kurti ka marrë obligim hartimin e strategjisë kombëtare për menaxhimin dhe kontrollin e qenve me dhe pa pronar.
Sipas tij, strategjia përcakton masa dhe veprime të menjëhershme që duhet të ndërmarrin komunat dhe institucionet relevante për një periudhë kohore afatgjate, 2022-2028.
“Situata e mirëqenies së kafshëve dhe kontrollit të popullimit së qenve me dhe pa pronar në Kosovë është në gjendje jo të mirë. Numri i madh i qenve endacakë tregon se është e nevojshme të krijohet një sistem i qëndrueshëm për menaxhimin e tyre”- ka sqaruar ministri Krasniqi.