Digjen barakat përballë Klinikës së Pulmologjisë në QKUK

Digjen barakat përballë Klinikës së Pulmologjisë në QKUK

Sot, rreth orës 15:45, është raportuar për një zjarr në rrugën “Holger Petersen” në Prishtinë.

Ndonëse pati raportime se zjarri kishte shpërthyer brenda Klinikës së Pulmologjisë, mjekët e kësaj klinike kanë konfirmuar për Klankosova.tv se nuk bëhet fjalë për zjarr në këtë objekt, por për djegien e barakave përballë kësaj klinike.

Ndërkaq, zëdhënësi i policisë për Prishtinën, Agron Burovci, ka thënë se në vendngjarje ndodhet policia dhe zjarrfikësit, derisa pos dëmeve materiale, sipas tij, nuk është raportuar për të lënduar.

“Rreth orës 15:45, është pranuar informata për një zjarr në rrugën ‘Holger Petersen’ në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ftuar edhe zjarrfikësit me qëllim të lokalizimit të zjarrit. Aktualisht nuk raportohet për të lënduar përveç dëmeve materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.

VIDEO:

Related Articles