Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka thënë se nëse Prishtina, KBS apo kushdo tjetër fillon të konfiskojë pronën e serbëve, serbët do të ofrojnë rezistencë paqësore, demokratike të popullit.
Pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ai tha se kjo rezistencë ndër të tjera parasheh bllokada nga veriu i Kosovës.
“Ne i thamë qartë presidentit Vuçiq dhe e pyetëm se nëse KBS, njësitë speciale dhe kushdo tjetër fillon të konfiskojë pronën tonë, ne do të përdorim të gjitha mjetet dhe do të bëjmë rezistencë në mënyrë demokratike dhe paqësore. Kjo do të jetë rezistenca e popullit”, tha Rakiq.