“World Justice Project”, e ka nxjerr Kosovën me përmirësimin e dytë më të lartë në botë për sundim të ligjit, duke e renditur të 57’tn në botë.
Ndaj këtij lajmi ka reaguar edhe deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami e cila i është përgjigjur qeveritarëve duke thënë se, realiteti është ndryshe.
“Aftësia e qeveritarëve për të lëxuar raporte është e paparë. Injorojnë krejt raportin, kalojnë 39 faqe dhe shkojnë te faqja 40, gjejnë diçka për t’u lavdëruar por realiteti është ndryshe”, shkruan Bajrami.
“World Justice Project e renditë Kosovën në pozitën e 57-të në këtë vit. Ende larg nga viti 2020 ku Kosova renditej e 54-ta, derisa vitin e kaluar kishte pësuar regres dhe renditej e 60-ta”, shton tutje Bajrami.