Zëvendëskryeministrja e dytë e Qeverisë së Kosovës, njëherësh ministrja e Punëve të Jashtme (MPJ), Donika Gërvalla është duke u hetuar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë pasi nuk e ka deklaruar pasurinë e saj.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.
Sipas saj, rasti është cilësuar si ‘Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare’.
“Lidhur me kallëzimin penal kundër D.G., në drejtim të veprës penale ‘Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare’, iu njoftojmë se rasti është në fazën e hetimeve”, ka thënë Ulaj.