Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të enjten se asnjëherë nuk e ka mohuar ekzistencën e planit franko-gjerman për intensifikimin e dialogut Kosovë-Serbi.
Ajo gjatë një konference me shefen e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në Prishtinë, të enjten, ka thënë se do të ketë takime në Bashkimin Evropian për detajet e kësaj iniciative.
Në fakt asnjëherë nuk e kam mohuar, ky është një konstatim i gabuar. Në çdo deklaratë kam thënë se ekziston një deklaratë franko-gjermane. Do të ketë takime në mënyrë që detajet e kësaj inicaitive që kanë për qëllim paqen dhe stabilitetin në rajon të shpjegohen më në detaje”, ka thënë Osmani.
Të mërkurën, emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, e ka pranuar ekzistencën e një plani franko-gjerman.
Ai nuk ka dhënë detaje për përmbajtjen, por ka shtuar se qëllimi është intensifikimi i dialogut.