Tahiri: Komuniteti serb që jeton në Kosovë janë pjesë e pandashme e shoqërisë, kështu të ndodhë edhe me shqiptarët e Luginës

Tahiri: Komuniteti serb që jeton në Kosovë janë pjesë e pandashme e shoqërisë, kështu të ndodhë edhe me shqiptarët e Luginës

Tahiri vlerësoi se komuniteti serb që jeton në Kosovë janë pjesë e pandashme e shoqërisë, mirëpo sipas tij, një gjë e tillë nuk ndodh me shqiptarët e Luginës që jetojnë në Serbi.

Madje, Tahiri tha se shqiptarët atje janë diskriminuar në fusha të ndryshme, duke përfshirë këtu edhe të drejtën e punës në shtet e në institucione.

“Për një dekadë të plotë, Serbia ka nisur dhe zbatuar një politikë shpronësimi qytetare e identitare ndaj shqiptarëve në Luginë të Preshevës. Të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe veçmas komuniteti serb, janë pjesë e pandashme e shtetit dhe shoqërisë tonë, natyrisht se do donim që një trajtim të tillë ta kishin edhe shqiptarët e Luginës që jetojnë në Serbi. Por çfarë politike po ndjek Serbia ndaj tyre? I ka diskriminuar mbi baza etnike edhe pse jetojnë në themelet e trojeve të veta shumë para se të hidheshin themelet e Serbisë aty, i ka diskriminuar mbi bazën e gjuhës, nuk i ka lënë të arsimohen, nuk u ka njohur të drejtën e punës në shtet e në institucione, nuk u ka njohur diplomat, nuk i ka integruar në sport e as në kulturë, i ka lënë pa investime e pa kurrfarë mbështetje”, deklaroi Tahiri para deputetëve në Kuvend.

Tutje, ai tha se më 31 tetor përmbyllet afati i regjistrimit të popullsisë në Serbi, prandaj sipas tij, kanë mbetur edhe katër ditë që të shfrytëzohet kjo e drejtë nga shqiptarët e Luginës për tu identifikuar si shtetas, e për tu regjistruar si identitet kombëtar.

Related Articles