Përplasen Haxhiu me Musliun në Kuvend: S’kemi nevojë për mësues – puno e mos na sygjero

Përplasen Haxhiu me Musliun në Kuvend: S’kemi nevojë për mësues – puno e mos na sygjero

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu i ka thënë Ministres së Drejtësisë se kjo e fundit nuk është në pozitë për të këshilluar deputetët për të bërë komisione, dhe se siç thotë ajo opozita tani nuk shkruan raporte kundër Qeverisë, siç bënte dikur VV-ja me pushtetet e kaluara.

Musliu madje i tha Haxhiut se “nuk keni lënë zyrë pa shkuar e duke thënë ‘korrupsioni-korrupsioni”.

“Ministre nuk jeni ju në pozitën me na këshillu neve për me bo komisione. Nëse raportet nuk shkruhen për ndërhyrje në gjyqësor, rezultati është ma shume i opozites, sesa pozitës. Nuk ka deputeë e partiakë që shkruan raporte kundër Qeverisë qysh shkruanit ju. S’keni lënë zyre pa shku me thënë korrupsioni-korrupsioni, ndërhyrje politike – ndërhyrje politike, ata shkrujnë çka ndëgjojnë. Puno e mos na sugjero.”, tha deputetja e PDK-së.

Tutje ajo iu drejtua ministres Haxhiu duke i thënë se deputet nuk kanë nevojë për mësues, dhe se sipas saj situata në Kosovë ka ndryshuar, pasi siç tha ajo se opozita është përmbajtësore, e jo shpifëse e intrigante.

“S’kemi nevojë për msusa, jemi deputet me përvojë të gjatë politike. Ka ndryshuar situata sepse opozita në Kosovë është përmbajtësore, nuk është demagjogjike, nuk është shpifëse e intrigante, e nuk don me njollos gjithçka në këtë vend. Nuk shkojmë me kajt nëpër zyrë të Komisionit Evropian, nuk keni lënë ambasade pa ju shkruar letra. Ka raporte pozitive se ka opozitë të shëndosh në Kuvend”, tha Musliu.

Pas kësaj është përgjigjur Ministrja e Drejtësisë, duke thënë se organizatat ndërkombëtare nuk bëjnë raporte me ‘të nime’.

“Organizatat vendore dhe ndërkombëtarë nuk bëjnë raporte me të nime. Bëjnë një analizë vlerësim dhe pastaj i bëjnë raportet. E them me bindje të plotë se ky Kuvend nuk ka pasur asnjëherë opozitë më të fuqishme se Vetëvendosje dhe Qeveri më të mirë se e jona”, u shpreh Haxhiu.

Related Articles