Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, në seancën e sotme ka folur për sigurinë në komunikacion.
Lushtaku ka kërkuar që qeveria të garantojë siguri më të madhe në komunikacion, duke e hequr kështu importimin e veturave më të vjetra se 10 vite.
“Ne duhet të garantojmë siguri më të madhe në komunikacion, duke e hequr kufizimin për importimin e veturave më të vjetra se 10 vjet”, ka thënë ai.
Mes tjerash, Lushtaku ka përmendur edhe një nga aksidentet në Drenas, ku humbën jetën dy anëtarë të familjes.
“Burrë e Grua kane humbur jetën në Drenas duke lënë pas 8 jetima. Vetura që kanë qenë duke vozitur ishte Golf 2. Të njejtin model veture e kishin edhe familja nga Shtimja që para disa viteve u shua. Golf 2 nuk ka as AIRBAG, as ABS, as sisteme tjera të sigurisë që do të rritnin shanset e mbijetesës në rast aksidenti”, ka shtuar ai.