Kryeministri Kurti takohet me koordinatoren për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara, Arnhild Spence

Kryeministri Kurti takohet me koordinatoren për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara, Arnhild Spence

Bashkëpunimi ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës, dhe UNKT, për arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm, ishin në qendër të takimit ndërmjet Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me Koordinatoren për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Arnhild Spence.

Gjatë takimit, u theksua gatishmëria për koordinim të mëtejmë dhe angazhim produktiv, në arritjen e progresit në Kornizën e Bashkëpunimit për Zhvillim të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara (UNSDCF), për periudhën 2021-2025.

Related Articles