Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe shefi i delegacionit për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Besnik Bislimi, ka vlerësuar sot se propozimi franko-gjerman për çështjen e Kosovës është shumë më afër qëndrimit të Serbisë nga perspektiva e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. që zhvillohet në Bruksel.
Në një fjalim online në Forumin e Sigurisë në Beograd, Bislimi tha se Kosova dëshiron të marrë një marrëveshje përfundimtare dhe njohje reciproke nga ai dialog, ndërsa për Serbinë është e rëndësishme që ajo të mos jetë një marrëveshje përfundimtare dhe të mos përfshijë njohje reciproke.
“Nga kjo perspektivë, propozimi franko-gjerman është shumë më afër qëndrimit të Serbisë sepse nuk paraqet marrëveshje përfundimtare dhe nuk përmban njohje reciproke në këtë fazë”, vlerësoi ai.
Bislimi theksoi se të dyja palët janë pajtuar që nuk është produktive të zbulohet dokumenti në këtë moment, sepse do të “vriste shpirtin” e gjërave pozitive që duhet të sjellë dokumenti, shkruan Danas, transmeton Klan Kosova.
“Por i takon të dyja palëve të vendosin se kur do të jetë momenti i duhur për ta shpallur atë”, theksoi Bislimi.