Një vajzë e mitur është zhdukur në Gjakovë.
Rastin në polici e ka lajmëruar babai i vajzës i cili ka thënë se ajo është larguar nga shtëpia dhe nuk ka njohur për vendndodhjen e saj.
Policia njofton përmes raportit se rasti vazhdon të hetohet.
“Rr. Shote Galica, Gjakovë 28.10.2022 – 07:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar vajza e tij e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk ka njohuri për vend ndodhjen e saj, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.