Ka përfunduar dje konferenca e 42-të, e drejtorëve të policive të 26 kryeqyteteve Evropiane, të cilat u pritën nga Drejtoria Rajonale e Prishtinës.
Gjatë kësaj koference është bërë edhe nënshkrimi i deklaratës së përbashkët nga shtetet pjesëmarrëse.
“Konferenca disa ditore ka rezultuar mjaft e suksesëshme, me nënshkrimin edhe të deklaratës së përbashkët nga shtetet pjesëmarrëse, prej dhjetë pikash të nxjerra nga temat e trajtuara dhe diskutimet e zhvilluara përgjatë gjithë konferencës. Policia e Kosovës, në këtë rast Drejtoria rajonale e policisë së Prishtinës, falënderoi të gjitha vendet pjesëmarrëse për pjesëmarrjen dhe kontributin e tyre në konferencë”, thuhet në njoftimin e policisë.