Të paktën 146 persona kanë humbur jetën pas një rrëmuje në kryeqytetin e Koresë së Jugut, Seul, sipas autoriteteve lokale të zjarrfikësve.
Viktimat u shtypën nga një turmë e madhe që po shtynte përpara në një rrugë të ngushtë gjatë festimeve të Halloween pranë hotelit Hamilton në zonën Itaewon.
Pamjet në mediat sociale treguan shumë viktima të shtrirë në trotuar ndërsa punëtorët nga shërbimet e urgjencës dhe kalimtarët kryenin CPR në një përpjekje për t’i ringjallur ato.
Choi Seong-beom, shefi i departamentit të zjarrit Yongsan të Seulit, tha se numri i të vdekurve mund të rritet, me 150 persona të plagosur dhe një numër prej tyre në gjendje kritike në spital.
Shumica e trupave janë dërguar në spitale, ndërsa pjesa tjetër po dërgohen në një palestër aty pranë në mënyrë që të mund të identifikohen, shtoi ai.