Sot ishte dita e dytë e testimit të unazës, diku qetësi dhe diku shumë zhurmë e tollovi

Sot ishte dita e dytë e testimit të unazës, diku qetësi dhe diku shumë zhurmë e tollovi

Fëmijët i ka mbledhur rreth vetes e po i trajnon se si luhet basketbolli. Kësaj here, loja nuk luhet në palestër por në rrugën “Goerge Bush”, pranë Katedarles “Nënë Tereza” në Prishtinë.

Trajneri i klubit të basketbollit për vajza, Granit Makolli, e ka shfrytëzuar ditën e dytë të testimit të unazës qendrore në rrugë një kahore për vetura, që të ushtrojë së bashku me vajzat.

E kjo hapësirë po shfrytëzohet edhe për aktivitete tjera.

Edhe qytetarët kanë dalë për të ecur në ditën e shtunë, e cila kryesisht kishte mot të mirë.

Ani pse nuk dihet se kur do të nxirren gjetjet e këtij testimi, shndërrimi i kësaj rruge në sheh po cilësohet i domosdoshëm nga asamblisti i LDK-së në Komunën e Prishtinës, Pëllumb Bajqinovci.

Bajqinovci deklaron po ashtu se edhe pse qytetarët shprehën frustrim me trafikun në ditën e parë të testimit, është e nevojshme që ai të vazhdojë në mënyrë që të lirohet Prishtina nga veturat.

Edhe pse pranë katedrales mbizotëroi qetësia, qyteti ishte i zhurmshëm në pjesë të tjera.

Për ta monitoruar krejt situatën në trafik, prezent ishin edhe nga Policia e Kosovës.

Megjithatë ata s’patën edhe shumë punë, pasi që në krahasim me ditën e parë të testimit, dendësia e veturave në qendër ishte dukshëm më e vogël.
E duket se edhe qytetarët ishin më të relaksuar.

Testimi i shndërrimit të gjithë unazës qendrore të kryeqytetit në qarkore njëkahëshe për automjetet do të vazhdojë edhe gjatë së dielës./T7

VIDEO:

Related Articles