Të paktën 10 persona u vranë dhe më shumë se 20 u plagosën pas një shpërthimi në Bagdadin lindor, Irak, të shtunën, sipas burimeve të sigurisë dhe atyre mjekësore.
Ngjarja ndodhi pranë një fushe futbolli dhe një kafeneje kur shpërtheu lënda plasëse e vendosur në një automjet.
Kjo nga ana tjetër shkaktoi një tjetër shpërthim në një cisternë LPG aty pranë, thanë burimet e sigurisë.
Shumica e viktimave janë futbollistë që ndodheshin në fushë.
Associated Press fillimisht kishte raportuar se shpërthimi mund të ketë qenë për shkak të një problemi teknik.
متظاهرون رافضون لما اطلقوا عليه "حكومة المحاصصة" يتعرضون للقمع على يد عناصر امنية في مدينة الحلة pic.twitter.com/BaEhuhWDol— مؤسسة بغداد (@baghdadNGO) October 29, 2022