Llapi i ka shkaktuar disfatë të thellë Dritës në kuadër të javës së 14-të në elitën e futbollit kosovar
Skuadra e udhëhequr nga Tahir Batatina ka fituar 4:1 ndaj nënkampiones në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
“Gjithmonë kam thënë që duhet të jemi të durueshëm. E kam ditur se duhet kohë pas ndryshimeve në skuadër. Sot treguam Llapin evropian. Llapi nuk e ka problem që ta synoj Evropën. Me organizimin që ka Llapi duhet çdo herë të luaj në Evropë”, ka thënë Batatina.
“Kemi dominuar në pjesën e parë, ndërsa në pjesën e dytë kishte më shumë taktizime. Meritojmë pozitë shumë më të lartë në tabelë. Shpresoj ta mbyllim stinorin vjeshtor në tri pozitat e para. Djemtë kanë ardhur në shprehje, bënë maksimumin dhe merita u shkon atyre. Kemi luajtur një lojë të mirë. Nuk është e lehtë t’i shënohen katër golat Dritës. Ju kemi hakmarrë Dritës dhe ia kemi kthyer borxhin 100 për qind”, ka shtuar ai.
Drita mbetet lidere me 30 pikë, katër më shumë se Ballkani që ka tri sfida më pak të luajtura. Llapi renditet i gjashti me 16 pikë.