Llapi i ka shkaktuar disfatë të thellë Dritës në kuadër të javës së 14-të në elitën e futbollit kosovar.
Skuadra e udhëhequr nga Tahir Batatina ka fituar 4:1 ndaj nënkampiones në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu e ka marrë përgjegjësinë për humbjen, teksa ka lavdëruar “Intelektualët” për paraqitjen dhe mbështetjen.
“Madhështia e një tifozërie tregohet kur ke vështirësi. I falënderoj ‘Intelektualët’ për përkrahjen. Duhet të tregohemi të mëdhenj dhe të dëshmojmë që kemi karakter duke u ringritur. Përgjegjësinë për humbjen e marrrë unë si trajner”, ka thënë Nuhiu për ArtSport.
Drita mbetet lidere me 30 pikë, katër më shumë se Ballkani që ka tri sfida më pak të luajtura. Llapi renditet i gjashti me 16 pikë.