Gjilani ka shënuar fitore të rëndësishme në javën e 14-të në Superligën e Kosovës në futboll.
“Kuqebardhët” triumfuan 1:0 ndaj Dukagjinit me golin e futbollistit Arbnor Ramadani.
Kryetrajneri Zekirija Ramadani i është gëzuar golit të Ramadanit.
“I gëzohem shumë golit të Arbnor Ramadanit. Është një djalë që punon shumë dhe ka cilësi të bëj ndeshje të mëdha. I uroj lojtarëve këtë fitore mjaftë të mundimshme. Është meritë e jona që krijuam shumë raste shënimi në pjesën e parë, ndërsa në pjesën e dytë u vërejt një lodhje nga ana jonë. Uroj të kemi brenda javës një kontingjent të plotë të lojtarëve, pasi tashmë na mungon edhe Arbnori për shkak të përjashtimit. Të jepen dy kartonë brenda një minute është pak e dyshimtë”, ka thënë Ramadani për ArtSport.