Një urë është shembur në rajonin indian të Gujaratit, duke i lënë të paktën 32 persona të vdekur e dhjetëra të lënduar, raportoi “IndiaToday” të dielën.
Në njoftim u tha se ura është rihapur vetëm pak ditë pas një rinovimi, ndërsa dyshohet se ura u shemb për shkak se s’mund ta përballonte peshën e njerëzve.
Autoritetet indiane shkruan se të paktën 100 persona ishin në urë kur u shemb. Rreth 40 të tjerë shpëtuan.