Rusia vazhdon të shtojë armiq në listën e saj të gjatë. Kësaj radhe, Presidenti Vladimir Putin është fokusuar në Korenë e Jugut, si rezultat i ndihmës së supozuar të saj me armë për Ukrainën.
Putin ka siguruar se Moska sapo ka mësuar se Koreja e Jugut ka marrë vendimin për të furnizuar Ukrainën me armë dhe municion, diçka që do të bëjë që Rusia t’i japë fund marrëdhënieve me vendin e kryesuar nga Yoon Suk-yeol.
“Kjo do të prishë marrëdhëniet tona. Dhe si do të reagonte Republika e Koresë nëse do të rifillonim bashkëpunimin bërthamor me Korenë e Veriut?”, tha Presidenti i Rusisë.
Koreja e Jugut ka qenë gjithashtu protagoniste orët e fundit për shkak të marrëveshjes së arritur në Tokio mes zëvendësministrit të saj të Jashtëm dhe homologëve të saj nga Japonia dhe SHBA-ja për të frenuar, pikërisht, aktivitetet ushtarake të Koresë së Veriut, e cila mund të kryejë një test të ri bërthamor së shpejti.