Nisma Socialdemokrate, mnajti të dielën Konventën Politike të quajtur “Veprat Flasin”.
Në ngjarjen ku morën pjesë anëtarë të kësaj partie nga e gjithë Kosova, u vërejt mungesa e Jakup Krasniqit, njëri nga themeluesit e partisë që ndodhet në paraburgim në Hagë.
Dyert e shtëpisë politike siç u quajt Nisma, u tha se janë të hapura veçmas për rini e gra.
Ndërsa veç fjalimeve u shfaq edhe një dokumentar me historinë e të bëmat e kësaj partie për vendin.
Teksa rikthimin e NISMA-s në qeverisje e kërkoi kreu i saj, Fatmir Limaj kur bëri thirrje për bashkim politik. Sipas tij, kryeministri Albin Kurti, s`ka guxim ta merr asnjë vendim.
Konventa u mbyll me thirrjen për t`i thënë jo rrënimit të mëtejshëm që sipas kësaj partie po i bëhet shtetit të Kosovës.