Komuna e Suharekës hap tender për rrugën e shtruar (VIDEO)

Komuna e Suharekës hap tender për rrugën e shtruar (VIDEO)

Pa kaluar as një vit që kur u përfundua, për rrugën “Kolonja” dhe atë “Emerllah Hoxha” në Peqan të Suharekës, u hap përsëri tender për shtrim, në qershor.

Këto gjetje i bëri asamblisti i LDK-së, Urim Suka që tha se këto dy rrugë u shtruan vitin e kaluar dhe nuk kanë nevojë për rishikim.

Sipas tij, në kontratë përfshihet edhe një rrugë që është dashur të kryhet, por që nuk u përfundua deri tashti.

Megjithëkëtë, ankesat e opozitarit i hodhi poshtë kryetari Bali Muharremaj, që dha një arsyetim.

“Kodi buxhetor nuk ndryshon kanë mbetur edhe 10.000 euro, do të shpallet faza e dytë por ne nuk mundemi me i ndryshuar kodet, ka kaluar në asamblenë komunale por ato metra katrorë shtrohen në fshatin Peqan.”, tha Muharremaj.

Related Articles