Arabia Saudite për herë të parë në histori ka organizuar festival për Halloween, një festë kjo dikur e ndaluar.
Gjërat definitivisht po ndryshojnë për Mbretërinë pasi sundimtari i ri de fakto dhe Princi i Kurorës i Arabisë Saudite, Mohammad Bin Salman ka prezantuar reforma për modernizimin e vendit.
Festa e quajtur “Fundjava e frikshme” u zhvillua të enjten dhe të premten në Bulevardin e kryeqytetit saudit, Riadit.
Të ftuarit u veshën me kostume të frikshme dhe pozuan për foto, të cilat pastaj u shpërndanë me të madhe në mediat sociale.