Ferati mbështet ‘qortimin për targat’: Ligji duhet të zbatohet në tërë territorin e vendit (VIDEO)

Ferati mbështet ‘qortimin për targat’: Ligji duhet të zbatohet në tërë territorin e vendit (VIDEO)

Nga data 1 nëntor, Policia e Kosovës do të nisë t’u japë masa të qortimit personave që vozisin automjete me targa ilegale.

Aktivisti i shoqërisë civile Fehmi Ferati në një lidhje direkte nga veriu i Mitrovicës, në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, e ka cilësuar si të nevojshëm këtë presion të ushtruar nga Qeveria e Kosovës.

“Kjo vazhda e presionit nga shteti i Kosovës normalisht që ndikon edhe në një farë mënyre edhe te harmonia. Paralelizmi serb normalisht që është pjekur. Qeveria nuk e ka bash të lehtë ta zbatojë ligjin në këtë pjesë të territorit të Kosovës”.

“Forma që zbaton qeveria është një presion i vazhdueshëm dhe tregon se koha është për ndryshim. Ledhatimi i vazhdueshëm nga komuniteti ndërkombëtar dhe nga institucionet tona normalisht që e ka sjellë këtë situatë”.

Sipas Feratit, çdo iniciativë për të sjellë ndryshim ka ngjallur reagime dhe është kërkuar që të mos cenohet situata.

“Kjo formë e insistimit të qeverisë për mua është pozitive sepse është i nevojshëm insistimi i vazhdueshëm që të integrohet një komunitet i caktuar që refuzon integrimin”.

Related Articles