“Opozita duhet ta ketë pikënisje çka është mirë për kombëtarët, jo veç çka thonë ndërkombëtarët”

“Opozita duhet ta ketë pikënisje çka është mirë për kombëtarët, jo veç çka thonë ndërkombëtarët”

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, mendon se “është mirë opozita me pas pikënisje çfarë është mirë për kombëtarët, jo vetëm çfarë thonë ndërkombëtarët”.

Qeveria e Kosovës është kritikuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian për mos shtyrjen e vendimit për targa.

“Pozicionet e komplet opozitës janë, “po na prishni me ndërkombëtarë!” Nuk tregojnë nëse vendimi i Qeverisë është i drejtë, por pikënisje e kanë, s’po iu pëlqen ndërkombëtarëve”, ka shkruar Basha në Facebook.

Ai po ashtu ka thënë se ndërkombëtarët ishin edhe kundër referendumit dhe zgjedhjeve serbe në Kosovë

“Ndërkombëtarët kanë pas mendu njejtë edhe për referendumin, pastaj dhe zgjedhjet e Serbisë në Kosovë, por po besoj jeni bind se ne patëm të drejtë”, ka deklaruar ai.

Përndryshe, sot ka nisur edhe zbatimi gradual i vendimit të Qeverisë për targa, deri më 21 nëntor do të jetë faza e qortimit.

Related Articles