Branislav Kërstiq, analist politik serb nga veriu i Kosovës teksa ka folur për vendimin e fundit të Qeverisë së Kosovës për target e automjeteve, ai ka kritikuar kryeministrin Kurti që pati premtuar dialog të brendshëm me serbët e veriut.
Kërstiq ka thënë se për një vit qeverisje, Kurti nuk vizitoj asnjë komunë me shumicë serbe.
“Po bëhen një vit që Kurti nuk ka bërë asnjë vizitë e takim në very të vendit. Asnjë takim se ka pasur as me kryetarët e komunave serbe. AKI në Kosovë është shumë serioze, dhe ata kanë informata se kush i organizon problemet në veri. Por, problem është se ku jemi ne si shtet kur kryeministri i vendit nuk i viziton gjysmën e komunave”, shtoi Kërstiq në Politiko.