Barcelona e ka fituar ndeshjen e fundit në kuadër të fazës së grupeve të Champions League ndaj Viktoria Plzenit.
Katalunasit triumfuan 2-4 falë golave të Ferran Torres (x2), Torre dhe Alonso.
Gjithsesi, kjo nuk i mjaftoi skuadrës së Xavi Hernandezit që matematikisht nuk mund ta arrinin kualifikimin në fazën tjetër të kompeticionit.
Në ndeshjen tjetër të grupit, Bayerni fitoi 2-0 ndaj Interit, falë golave të Pavard dhe Mouting.
Kjo disfatë s’i prish punë Interit vijon garën përmes vendit të dytë, teksa Barça mbetet në Europa League.
Bayerni del nga grupi si lider, kurse Plzen “përshëndetet” me Evropën për sivjet.