Vetura e djegur në veri me targa RKS është e gazetarit Bojan Bozovic

Vetura e djegur në veri me targa RKS është e gazetarit Bojan Bozovic

Vetura e djegur në veri me targa RKS është e gazetarit Bojan Bozovic.

Është vetë Bozovic ai i cili ka njoftuar për djegien e veturës së tij.

Gjatë ditës policia kishte njoftuar se një veturë me targa RKS është djegur në veri të vendit.

Njoftimi i plotë:

Fatkeqësisht, një lajm i keq. Sonte i mbijetuam terrorit.
Frikacakët ma kanë vënë zjarrin makinës në oborr përballë shtëpisë në orën 3 të natës së kaluar.
Falenderojmë zjarrfikësit që u përgjigjën me shpejtësi dhe parandaluan djegien e shtëpisë.
Dua të them se vetura nuk është riregjistruar dhe ka 16 vite regjistrim në RKS.
Faleminderit ambasadorit amerikan në Kosovë Jeffrey Hovenier për dënimin e këtij akti çnjerëzor dhe shpresoj që institucionet kompetente të dalin me emrat e autorëve.
Faleminderit edhe të gjithë njerëzve të mirë që janë me mua dhe familjen time në këto momente të vështira.

Related Articles