Nënkryetari i Pejës, Fatmir Asllani, e ka dënuar ashpër rastin e dhunës së rëndë fizike që ka ndodhur në një nga shtëpitë e të moshuarve në Pejë.
Ai ka thënë se janë duke u marrë me rastin dhe se është shqetësuar nga pamjet e rrahjes së të moshuarës.
“Tash e kemi marrë informatën dhe jemi duke u marrë me rastin. Së shpejti do të dalim me një reagim”, ka deklaruar ai për Klankosova.tv.
Ai ka kërkuar nga organet e rendit që ta hetojnë këtë rast dhe të shqiptojnë dënimet e merituara për të gjithë personat e përfshirë në këtë rast dhune.
“Ftojmë organet e rendit që të merren në mënyrë ekspilicite me këtë rast dhe të intervistohet secili person i përfshirë dhe të merren masa ndaj tyre”, tha tutje ai.
Nënkryetari i Pejës ka thënë se kjo shtëpi e pleqve në Pejë, ku ka ndodhur ky rast i rëndë, i është dhënë në koncesion një kompanie private dhe menaxhohet 100% nga kompania private.
Kujtojmë që pas publikimit të videos janë arrestuar infermierja e cila ushtroi dhunë ndaj të moshuarës dhe kryeinfermierja e kësaj shtëpie të pleqve.