Këshilltari i Kurtit: Asgjë që diskutohet në dialog nuk mbahet fshehtë për publikun

Këshilltari i Kurtit: Asgjë që diskutohet në dialog nuk mbahet fshehtë për publikun

Këshilltari i kryeministrin Albin Kurti, Jeton Zulfaj, ka folur për takimin që sot është mbajtur në kuadër të Procesit të Berlinit, duke deklaruar se aty janë arritur marrëveshje të rëndësishme.

Në Info Magazine të Klan Kosovës, ai ka pohuar se Kurti dhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi çdo herë kanë qenë të hapur për opozitën rreth takimeve që i kanë zhvilluar në kuadër të dialogut.

“Kryeministri në takimet e tij që i ka pasur të nivelit të lartë dhe zëvendëskryeministri në të gjitha takimet, çdo herë kanë bërë publike se çka është diskutuar në secilin raund të bisedimeve, madje duke shkuar edhe në parlament”, ka thënë Zulfaj.

“Kryeministri i ka publikuar pikat që i ka prezentuar nuk ka bisedime me Serbinë që mbahet diçka larg publikut, për vetëm asaj që kërkohet nga palët, siç ka qenë rasti që paleë e kanë kërkuar konfidencialitetin për draftin franko-gjerman”.

Related Articles