Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, u ka bërë thirrje për qetësi qytetarëve në veri të vendit. Ai ka thënë se është momenti i fundit që kryeministri Albin Kurti të reflektojë.
Ndërkohë, ka theksuar se qytetarët në veri nuk duhen të bien pre e politikave “të gabuara”.
“Me këtë rast, ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës që jetojnë në veri të vendit, të përmbahen dhe të ruajnë qetësinë, duke mos rënë pre e politikave të gabuara. Kosova është shtet i të gjithëve, e nuk është në favorin e askujt destabilizimi i situatës, përpos atyre që ndjekin agjendat ruse. Sa i përket Kurtit, janë momentet e fundit që të reflektojë dhe të ndërprejë shkatërrimin e vendit, përndryshe do të jemi të detyruar ta ndërpremë ne, me të gjitha mjetet demokratike në dispozicion”, ka shkruar Haradinaj.