Raci: Policët në veri po e shkelin “Deklaratën e Lojalitetit”, nuk janë të lejuar të marrin urdhra nga jashtë

Raci: Policët në veri po e shkelin “Deklaratën e Lojalitetit”, nuk janë të lejuar të marrin urdhra nga jashtë

Analisti politik, Gazmir Raci ka reaguar pasi që policët serb kanë dhënë dorëheqjen, ku sipas tij ata me këtë veprim kanë shkelur ”Deklaratën e Lojalitetit”, shkruan Gazeta Enigma.

Raci përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka deklaruar se ”Policët në veri po e shkelin edhe “Deklaratën e Lojalitetit” që e kanë nënshkruar para se të punësohen në Policinë e Kosovës”.

Sipas tij këta policë duhet t’i shërbejnë vetëm Republikës së Kosovës dhe t’i binden ligjeve të saj dhe jo të marrin urdhra nga jashtë.

”Sipas atij dokumenti ata janë obliguar ligjërisht se do t’i shërbejnë vetëm Republikës së Kosovës dhe t’i binden vetëm ligjeve të saj, duke mos pranuar asnjë pagë tjetër përveç nga Buxheti i Kosovës dhe asnjë urdhër nga jashtë”, ka shkruar Raci.

Tutje Raci ka theksuar se ”Serbia po e nulifikon dialogun 11 vjeçar”. /GAZETA ENIGMA/

Related Articles