Liverpool shkëlqen në fitoren ndaj Tottenhamit

Liverpool shkëlqen në fitoren ndaj Tottenhamit

Liverpooli ka shënuar fitore të rëndësishme në kuadër të xhiros së 15-të, duke e mundur Tottenham Hotspur në udhëtim.

“Të Kuqtë” arkëtuan pikët e plota falë fitores 1:2 në Londër kundër “Spurs”.

Heroi i Liverpoolit këtë mbrëmje ishte Mohamed Salah që ishte autor i dy golave të fitores.

Egjiptiani zhbllokoi shifrat pas 11 minutave lojë, pas asistimit të Nunez.

Pesë minuta pa përfunduar koha e rregullt e 45 minutave të para, Salah dyfishoi rezultatin për mysafirët.

Harry Kane u mundua ta rikthejë në lojë Tottenhamin me golin e minutës së 70-të, por ajo ishte e gjitha çfarë bën vendasit.

Liverpooli me këtë fitore ngritet në pozitën e tetë me 19 pikë. 26 pikë ka Tottenhami në vendin e katërt. Liverpooli del me “kokën lart” nga Londra, e mund ngushtë Tottenhamin

Related Articles