Skuadra e Llapit sot ka pësuar humbje në shtëpi nga ferizaji me rezultat 2-1, në javën e 15-të të AlbiMall Superligës së Kosovës në futboll.
Kjo humbje nuk është pritur mirë nga tifozët dhe qytretarët e Podujevës.
Një prej tyre është edhe Kryeimami llapjan, Bekim Jashari, i cili njihet si tifoz i zjarrtë i Llapit dhe i Chelseas.
Ai në foton e shpërndar te faqja zyrtare e klubit, ka ironizuar me humbjen e sotme.
”Hajgare eshte kjo pune, me xhemat xhamise e kisha mujt Ferizajin”, ka shkruar Jashari.
Ai ka vazhduar ende ironizimet ku replikon me disa prej komentuesve.
Në një prej replikave, Jashari thotë se Ferizajin e kishte mposht edhe me ekip të dytë të xhamisë.
”Bile me ekip të dytë të xhamisë e kisha mposht”, ka shkruar ai.
Jashari njihet edhe si tifoz i Chelseas, e cila sot po ashtu ka humbur nga Arsenali me rezultat 1-0.
Kryeimami thotë se kjo ishte e diel baksuze pasi ka humbur edhe Chelsea edhe Llapi.
”Hupi llapi hupi chelsea, e diel baksuz hahahahha”, ka shkruar Jashari.