Juventusi ka shënuar fitore në derbin italian kundër Interit, të vlefshëm për javën e 13-të në Serie A.
Për “Zonjën e Vjetër” ishte kjo fitorja e katërt radhazi, kurse për “Nerazzurrët” humbja e parë pas katër fitoreve.
Ndeshja e zhvilluar sonte në “Allianz Stadium” ka përfunduar me rezultatin 2:0.
Adrien Rabiot (52’) dhe Nicolo Fagioli (84’) shënuan golat e fitores për vendasit.
Juventusi tani ka 25 pikë dhe renditet i pesti në tabelë, kurse Interi është i shtati me një pikë më pak.