Kryeministri i Kosovës sot është pyetur edhe se a do ta plotësojë kushtin që serbët kanë për t’u kthyer në institucionet e Kosovës – krijimin e asociacionit, gjë që po kërkohet edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian.
Sipas tij, në këtë përgjigje ai është përgjigjur “tash e 9 vjet”, derisa shtoi se nuk ka gjëra të reja për të thënë në përgjigjen e tij për këtë çështje.
“Ju e dini shumë mirë se pyetjeve tuaja për asociacionin unë iu përgjigjem tash e 9 vjet. Pse po besoni që sot është një pyetje e re kjo, po qe 9 vjet përgjigjem për asociacionin unë, prej 2013-s, që 9 vjet përgjigjem për asociacionin. Unë nuk kam gjëra të reja në përgjigjen time për pyetjet e vjetra”, tha ai e më pas u largua nga salla e konferencës.