Drejtori në Institutin për Afrimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, Fatmir Sheholli, në “Info Magazinë” në Klan Kosova ka thënë se kuvendi duhet të mbajë mbledhje në veri të Kosovës.
Ai u shpreh se këtë gjë e kishin propozuar edhe para disa muajsh.
Sheholli tutje u shpreh se sovraniteti dhe integriteti i Kosovës nuk mbahet në konferenca për shtyp.
“Ne si institut patëm propozuar para 3-4 muajve që qeveria të vijë e të mbajë mbledhje në veri të Kosovës dhe tash po i shtojmë edhe dy kërkesa tjera. Nuk them që nuk duhet të shkojë Policia e Kosovës në veri dhe ato vende boshllëk që kanë mbetë t’i rregullojë”.
“Por, kish me qenë shumë e arsyeshme qe Kuvendi i Republikës së Kosovës, tani më 110 deputetë sa i ka të mbajë mbledhje në veri të Kosovës, sepse sovraniteti dhe integriteti i shtetit të Republikës së Kosovës nuk mbahet në konferenca për shtyp, vetëm në Kuvend të Kosovës, apo në kryeministri”, u shpreh ai.