Vuçiq i ankohet Stoltenbergut: Prishtina po shkel Marrëveshjen e Brukselit

Vuçiq i ankohet Stoltenbergut: Prishtina po shkel Marrëveshjen e Brukselit

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka telefonuar sot presidentin serb, Aleksandar Vuçiq për t’i kërkuar përmbajtje pas tensioneve në veri të Kosovës.

Stoltenberg ka kërkuar që të mos ndërmerren hapa të pamenduar që do ta nxisnin eskalimin.

Sipas mediave serbe, Vuçiq i është ankuar Stoltenbergut që Kosova nuk po respekton marrëveshjet e arritura në Bruksel.

“Prishtina në mënyrë brutale po shkel Marrëveshjen e Brukselit me vendimet e saj të njëanshme, shkarkimin e komandantit të policisë në veri, Nenad Gjuriq, si dhe vendimet ilegale për targat dhe refuzimin për themelimin e Asociacionti të komunave me shumicë serbe”, citohet të ketë thënë Vuçiq.

Related Articles