Janë publikuar pamjet nga momenti kur i riu, Juan Diego Ortega, goditet nga një tank policie gjatë demonstrative anti-qeveritare në Popajan të Kolumbisë.
Trazirat në këtë qytet shpërthyen për rastin e Alison Meléndez, vajza që dyshohet se ishte abuzuar nga policia para se të kryente vetëvrasje. Një person ka humbur jetën dhe të paktën 40 të tjerë janë plagosur në protestat që po hyjnë në javën e katërt, raportojnë mediat e huaja.