Policia e Kosovës njofton se është zhdukur një grua nga Kamenica.
Në raportin e policisë thuhet se viktima ka dalur nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.
Sipas raportimeve, viktima ka probleme mendore dhe disa herë më parë është larguar nga shtëpia.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe ende nuk është kthyer. Sipas ankueses viktima ka probleme mendore dhe disa herë me parë është larguar nga shtëpia”, thuhet në njoftim.