Është shtuar fluksi i pacientëve në Qebdrën Klinike Universitare të Kosovës, bënë të ditur ShSKUK.
Sipas këtij shërbimi fluks i madh i njerëzve është vërenjtur në pesë ditët e fundit, në QKUK dhe në Klinikën e Pediatrisë, ku vetëm për pesë ditë trajtim në ambulancat specialisitike kanë marrë 1,122 pacientë dhe 123 prej tyre janë shtrirë në hospital.
Është rritur dukshëm numri i vizita specialistike dhe hospitalizimeve, në kuadër të Klinikës së Pediatrisë të Qendrës Klinike dhe Unversitare të Kosovës.
“Fluksi i madh i rasteve në këtë klinikë, është vërejetur sidomos në pesë ditët e fundit, ku sipas raportit zyrtar, trajtim në ambulancat specialistike kanë marrë 1122 pacientë, ku prej tyre 123 janë shtrirë për trajtim të mëtejmë shëndetësor”, bënë të ditur ShKUK.
Mbingarkesë ka pasur edhe Emergjenca Pediatrike, në 5 ditët e fundit, ndihmë mjekësore kanë kërkuar 703 pacientë.
“Mbingarkesë ka pasur edhe Emergjenca Pediatrike, në 5 ditët e fundit, ndihmë mjekësore kanë kërkuar 703 pacientë”.