Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se është tejkaluar numri i 900 qortimeve, që iu janë dhënë serbëve me targat ilegale.
Kurti theksoi se pas 21 nëntorit duhet kalohet te gjobat.
“Sot është dita kur është tejkaluar numri i 900 qortimeve, që iu janë dhënë qytetarëve serbë që kanë targa ilegale, pas datës 21 nëntorit duhet të kalohet te gjobat”, ka thënë Kurti.