Deputeti Artan Abrashi, ishte deputeti i dytë i Lëvizjes Vetëvendosje me më së shumti shpenzime për derivate të paguara nga taksat e qytetarëve.
Ai për vetëm dy muaj kishte shpenzuar 690 euro, faturë kjo e paguar nga kuvendi.
Pak muaj pas kësaj ngjarjeje, Abrashi ka plasur deklarata lincuese kundër opozitarëve që sot patën një takim me kryeminitrin Albin Kurti, shkruan Insajderi.
Abrashi, i quan përfaqësuesit e opozitës si “opozitë e pazareve” duke vazhduar se janë rreshtuar kundër qeverisë me shpresë të kthen në pushtet.
“Opozitë e pazarave. Rreshtohet kundër qeverisë, me shpresë që kthehet në pushtet. Por rruga me pazare drejt pushtetit, është pastaj rrugë e gjatë e pazareve me shtet”, thotë Abrashi.
Ky deputet i pushtetit, kur ishte publikuar lista e shpenzimeve të karburanteve ishte munduar të arsyetohet.
“Shumë deputet nuk jetojnë në kryeqytet, përfshirë edhe mua. Meqë jetoj në Prizren dhe në muajt Nëntor-Dhjetor kam udhëtuar mbi 35 herë Prizren-Prishtinë, me distancë prej 84 kilometra, kam kaluar përafërsisht mbi 2940 km vajtje, 2940 km ardhje”, shkruante ai në Facebook.