Ramabaja i LVV-së: Të ecim me hapa të shpejtë drejt bashkimit me Shqipërinë

Ramabaja i LVV-së: Të ecim me hapa të shpejtë drejt bashkimit me Shqipërinë

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, Sadri Ramabaja ka thënë se Kosova duhet të bëjë hapa të përshpejtuar drejt bashkimit me Shqipërinë.

Ai ka propozuar se krijimi i një Federate Shqiptare është një akt për t’iu kundërvënë, sipas tij, synimit të Serbisë për aneksimin e veriut të Kosovës.

Ramabaja ka thënë se tashmë ka dështuar Plani i Ahtisaarit.

“Përmes atij plani Republika e Kosovës ishte projektuar nga Perendimorët dhe pranuar edhe nga faktori politik vendor, si kompromis në raport me të drejtën e kombit shqiptar për bashkim”, tha ai.

“Insistimi i Serbisë për ta aneksuar veriun e Kosovës, duhet të jetë fakt i mjaftueshëm për rishikimin e këtij pozicionimi dhe ecjes më të përshpejtuar drejt krijimit të Federatës Shqiptare, si zgjidhje e vetme që garanton siguri, paqë, stabilitet e prosperim ekonomik të rajonit”, deklaroi Ramabaja.


Related Articles