Edhe një tjetër plan i mbrojtjes nënshkruhet nga Kosova, kësaj here me Slloveninë

Edhe një tjetër plan i mbrojtjes nënshkruhet nga Kosova, kësaj here me Slloveninë

Drejtori i Politikave të Mbrojtjes i Ministrisë së Mbrojtjes, Faruk Geci, zhvilloi takim bilateral me homolgun e tij, drejtorin e Politikave në Ministrinë e Mbrojtjes së Sllovenisë, Roland Zel.

Në kuadër të takimit u diskutua për thellimin e bashkëpunimit dhe zgjerimin e aktiviteteve të përbashkëta për vitet në vazhdim.

Në këtë takim u nënshkrua edhe Plani Bilateral për vitin 2023, ndërmjet dy ministrive, që parasheh edhe nënshkrimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve në tremujorin e parë të vitit 2023.

Kujtojmë se sot gjatë ditës ministria e Mbrojtjes ka njoftuar edhe për një nënshkrim të ngjashëm me Italinë.

“Nënshkruhet plani bilateral në fushën e mbrojtjes për vitin 2023 ndërmjet Kosovës dhe Italisë”.

Related Articles