Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka thënë se nuk është se pajtohen 100 për qind me planin franko-gjerman, por që në bërthamë është i shëndoshë.
Ai ka thënë se sipas këtij plani, Serbia duhet të heq dorë njëherë e përgjithmonë nga pretendimet për Kosovën
“Ai është plan, baza e të cilit, bërthama e tij është e shëndoshë. Bërthama është që Kosova dhe Serbia ta pranojnë sovranitetin e ndërsjellë”, ka thënë ai në Rubikon të Klan Kosovës.
Ai ka thënë se i kanë edhe vërejtjet e tyre.
“Plani përbëhet nga rrathë koncentrikë ku rrethi i parë është për një zgjidhje afatgjatë për të dyja shtetet”, ka thënë Konjufca.